Skip to content

Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë në fundjavë

Shifrat e larta të të infektuarve me COVID-19, ka detyruar që Mali i Zi të mbyllë kufirin me Shqipërinë gjatë kësaj fundjave.

 

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga drejtoria e Kufirit në Shkodër, njoftohet se Mali i Zi ka mbyllur kalimin në pikat doganore deri të hënën e 23 nëntorit.

 

Mësohet se gjatë kësaj fundjave do të lejohen të hyjnë ne vendin fqinj vetëm personat me leje qëndrimi, leje pune, ata që kalojnë transit për në vendet e tjera, si dhe ata pritet të udhëtojnë nga Podgorica drejt BE por duhet të jenë pajisur me bileta e avionit.

 

Gjithashtu të gjithë qytetarët shqiptar që kanë prenotuar hotelin për të kaluar fundjavën në shtetin fqinj, mund të kalojnë kufirin.

 

Në njoftim theksohet se nuk ka ndryshime, përsa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit për qëllim tregtie.

 

Edhe Greqia mbylli pikën kufitare të Kapshticës për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve në pjesën veriore te vendit.