Hapësira ajrore malazeze, që pas futjes së vendit në NATO pak muaj më parë, do të kontrollohet nga forcat ajrore rajonale të Greqisë dhe Italisë. E njëjta gjë ndodh dhe me Shqipërinë ç’prej anëtarësimit në Aleancë.

Patrullimi ajror nis në qershor, siç raportojë mediat malazeze.

“Aeroplanët luftarakë italianë dhe grekë do të jenë të instaluar në bazat e vendeve të tyre, por do ngrihen e fluturojnë mbi qiellin malazez kur te shihet e nevojshme”, u tha në një deklaratë të NATO-s.

“Kjo nuk është një përgjigje ndaj ndonjë kërcënimi specifik, por është një komponent thelbësor i NATO-s për sigurinë e anëtarëve të saj”, shton deklarata.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re