Kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica do të mbështesë nismën për ngritjen e një monument të Josip Broz Titos, ish-udhëheqësit komunist të Jugosllavisë. Lajmi është dhënë nga kryetari i komunës së kryeqytetit malazez, Ivan Vukoviç. I quajtur Titograd nga ’46-ta  deri në ’92-in, Podgorica duhet ta vijojë një traditë që e bën atë krenare – vlerësoi Vukoviç.

Ngritja e një monumenti për nder të Titos, u diskutua gjatë një takimi të Vukoviçit me përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe antifashistëve të Podgoricës. Për ta, Titoja meriton të nderohet si ish-udhëheqës në luftë.

Në hapësirat e ish-Jugosllavisë nuk ekziston ndonjë debat i nxehtë mbi figurën e Titos. Ai konsiderohet i gjithëpranuar për disa faktorë ekonomikë e socialë, ku te kjo e fundit veçohet Bashkim – Vëllazërimi jugosllav, që ishte dhe një platformë politike. Në Kosovë kjo përkthehej si Bora – Ramiz, një serb e një shqiptar që luftuan krah njëri-tjetrit, për të ndërtuar më pas një shoqëri bashkëjetese.       

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re