Skip to content

Mali i Zi, përhapte lajme të rreme për koronavirusin, ndalohet i riu

Policia e Malit të Zi, ku deri tani nuk është raportuar asnjë rast i koronavirusit, ndaloi një person me dyshimin e përhapjes së lajmeve të rreme rreth pranisë së COVID-19 në vend duke shkaktuar kështu një alarm publik.

Sipas medieve serbe, ky person, nëpërmjet profilit të tij në Facebook kishte postuar informacione mbi praninë e 13 personave të kontaminuar në Malin e Zi.

Përveç Malit të Zi, në mesin e vendeve ballkanike, edhe në Kosovë nuk ka pasur infeksione nga COVID-19.