Skip to content

“Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE”, Kos: Kanë mbyllur 14 kapituj, të vijojnë reformat


Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos, ka theksuar se Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së.

Përmes një reagimi në X, Kos u shpreh se me mbylljen dje të një tjetri kapitulli të negociatave, totali i tyre është 14 tani.

Megjithatë, ajo theksoi se mbetet ende punë për të bërë, ndërsa theksoi rëndësinë për të mbajtur ritmin e reformave, me fokus sundimin e ligjit.