Së paku 15 paqeruajtës të OKB-së u plagosën në një sulm me autobombë që synonte një bazë të përkohshme operacionale në Mali, bëri të ditur misioni i OKB-së në vend.

“Këtë mëngjes, një bazë e përkohshme operacionale e forcës MINUSMA pranë fshatit Ichagara, në komunën Tarkint, rajoni Gao, ishte shënjestër e një sulmi me autobombë. 15 paqeruajtës u plagosën dhe u evakuuan”, tha në Twitter, Misioni i Integruar Shumëdimensional i Stabilizimit i OKB-së në Mali (MINUSMA).

Misioni dënoi sulmin dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve.

Të dielën e kaluar, të paktën pesë civilë u plagosën po ashtu në një sulm që ndodhi në Kero Cercle të rajonit Mopti.​​​​​​​

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko