Në Mali janë rrëmbyer 4 persona nga organizata “Mjekët pa Kufij” (MSF).
Sipas mediave lokale, 8 punonjës të MSF-së që punonin në ndërtimin e një klinike në pjesën e brendshme të vendit në Mopti u rrëmbyen nga persona të armatosur të paidentifikuar.
Përderisa 4 gratë e grupit u lanë të lira, asnjë lajm nuk mund të merrej për 4 burrat që thuhet se ishin nga Mali.
Vendbanimi Mopti që nga viti 2012 ka qenë shpesh në shënjestër të organizatave terroriste.
