Skip to content

Mali, rreth 100 civilë të vrarë në sulmet ajrore

Rreth njëqind civilë janë vrarë në sulmet ajrore në Malin qendror, njoftuan mediat lokale.

Sulmet ndodhën në fshatin Bounti të rajonit Mopti të Malit të dielën në mbrëmje, tha për radio stacionin lokal “Studio Tamani”, Adama Griaba, kryetari i lokalitetit.

Dëshmitarët okularë theksuan se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë, sipas Griaba.

Ai tha se sulmet ajrore u kryen natën nga një helikopter i paidentifikuar, pa dhënë detaje tjera.

Motivi i incidentit aktualisht mbetet i panjohur dhe të plagosurit janë transportuar në distriktin shëndetësor të Douentza.

Asnjë deklaratë zyrtare nga qeveria nuk është dhënë deri më tani.