Skip to content

Mali shpall 3 ditë zie kombëtare pas vrasjes së 132 civilëve në sulme terroriste

thumbs b c 24c9faf81622f8ba5ef1f8e165b04e4d

Mali ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas sulmeve terroriste në të cilat u vranë 132 persona në pjesën qendrore të vendit afrikan.

Në një deklaratë me shkrim nga presidenca, bëhet e ditur se është shpallur tri ditë zie kombëtare, duke nisur nga data 21 qershor, pasi 132 persona humbën jetën në sulmet terroriste në tri fshatra të rrethit Bankass.

Ndryshe, civilët u vranë në sulmet terroriste në fshatrat Dianweli, Diallassagou dhe Deguessagou gjatë fundjavës, ndërsa qeveria e dënoi ashpër agresionin.

Burkina Faso, Mali dhe Nigeri në rajonin e Sahelit, janë përballur me sulme nga grupet e lidhura me organizatën terroriste Al-Kaeda dhe DEASH në vitet e fundit.

Pavarësisht misioneve të huaja ushtarake të stacionuara në Mali që nga viti 2013, organizatat terroriste në vend vazhdojnë sulmet e tyre.
Burimi: AA