ë paku 10 ushtarë malianë u vranë gjatë një sulmi terrorist që synonte kampin e tyre.
Sipas mediave lokale, terroristët sulmuan një pjesë të Forcave të Armatosura të Malit me bazë në fshatin Boni të rajonit qendror Mopti.
Sipas Tadayt, një media propagandistike pranë Al-Kaidës, një grup i lidhur me organizatën mori përgjegjësinë.
Rajoni i Mopti-t ka qenë shpesh në shënjestër të organizatave terroriste që nga viti 2012.
Pavarësisht pranisë së forcave paqeruajtëse franceze dhe të OKB-së në Mali, grupet e armatosura janë akoma shumë aktive në vendin e Afrikës Perëndimore.
Që nga viti 2012, militantët kanë kryer sulme të dhunshme në Malin verior dhe qendror, duke vrarë mijëra ushtarë dhe civilë.
Në vitin 2015, një marrëveshje paqësore u nënshkrua midis qeverisë dhe disa grupeve kryengritëse.
