Një ngjarje e trishtë ndodhi këtë të hënë në fshatin Drithas në Maliq, atje ku një 8 vjeçare mori lëndime serioze në trup e kokë.

E mitura po qëndronte tek shtëpia e fqinjes e në momentin që ka dalë, mbi të ka rënë dera e jashtme prej hekuri (foto e mësipërme). Vogëlushja mori lëndime serioze në kokë dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se ngjarja ka qenë një aksident fatkeq, pasi në momentin që e mitura ka dalë, era e fortë ka lëvizur nga shinat derën. Hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes vijojnë.

8 vjeçarja jetonte me atë atin. Pak vite më parë nëna e saj kishte ndërruar jetë.

“Maliq. Më datë 21.03.2022, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Drithas, Maliq, një fëmije rreth 8 vjeçe, aksidentalisht i është rrëzuar përsipër një portë hekuri, duke e dëmtuar në kokë. Aktualisht e mitura ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.”-njoftoi më parë policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re