Ramiz Muçollari, 62-vjeç ka lënduar me mjet prerës bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur me mjet të fortë në kokë djalin e tij, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar në banesën e 62-vjeçarin, ku ka konstatuar se ai ishte i mbyllur në dhomë i armatasur.

Policia mësohet se ka rrethuar banesën dhe kanë marra masa sigurie, pasi Muçollari ka hapur zjarr në drejtim të forcave të policisë.

Në vendin e ngjarjes mësohet se kanë mbërritur edhe forcat RENEA, që në bashkëpunim me strukturat e policisë së Korçës, po mbajnë të rrethur zonën dhe po negociojnë me 62-vjeçarin  që të dorëzohet, por ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe vazhdon të qëllojë në drejtim të policisë.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi , vuan nga probleme të shëndetit mendor. Operacioni për kapjen e tij, po vijon.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re