Deputeti Lefter Maliqi dhe kandidat i LSI-së për deputet në listën e qarkut të Beratit, në një deklaratë për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit, ndër të tjera foli edhe për Selfo Kapllanin, ish-kryetarin e Bashkisë së Kuçovës, për të cilin tha se mandatin e kryebashkiakut e mori nga LSI-ja, por që nuk zbatoi ligjin por urdhërat e Rilindjes.

”Gjej rastin që qeveria e ardhshme duhet të fillojë menjëherë, nëpërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit edhe abuzimet në bashkitë e qarkut Berat, ku është për tu spikatur edhe ish-kryetari i bashkisë së Kuçovës, i cili edhe pasi mori mandatin, Selfo Kapllani, mandatin e LSI-së si kryetar bashkie në 2015 që në ato momente nuk zbatoi ligjet, por vetëm urdhërat e Rilindjes kundër ligjeve të shtetit, dhe jam i bindur që atje ka shumë tendera korruptivë, që nga pastrimet e të gjitha me rradhë dhe këto shërbime që janë dëmtuar në interes të qytetarëve, do të hetohen pa dyshim”,-tha Maliqi.

Nga ana tjetër, ai kishte edhe një mesazh për të deleguarin e PS-së në Berat që është ministri Blendi Klosi. ”Po lëviz natënd he po tremb qentë e fshatrave dhe nuk del dot deputet, të jetë i sigurtë që do të qëndrojë në ajër, ashtu siç po kërkon votat dhe nuk do të zbresë dot nga ajri”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re