Skip to content

Maliqi në Fax News: Dhjetëra denoncime në SPAK, drejtësia e kapur nga regjimi

I ftuar në Fax News, ish deputeti dhe drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka bërë një rezyme të situatës politike në vend, por jo vetëm.

Duke u ndalur tek drejtësia e re, Maliqi është shprehur se, ajo është e kapur nga ajo që ai e quan regjim.

Maliqi shtoi se, ajo u bë me orientim të Sorros dhe deri para pak muajsh ka goditur rëndë Opozitën.

“Reforma në Drejtësi u bë me orientim të Sorros-it. Me presion pothuajse të tyre ku u votua në bllok nga i gjithë Parlamentit i Shqipërisë. Reforma deri të paktën para disa muajsh ka goditur rëndë opozitën dhe SPAK ka qenë një levë në dorën e z.Rama. Këto kohë ka një lëvizje, pas fitores së Donald Trump në SHBA. Ka një goditje te mazhoranca, që është e dukshme”, tha ndër të tjera Lefter Maliqi.

Më tej, ai shtoi se si njohës i mirë i situatës politike dhe të sigurisë në vend, gjithçka është e lidhur me qeverinë ose siç e quan ai narkoshtet.

“Unë e kam thënë dhe e them, meqë vij nga profesioni i Policisë, kam arrestuar kriminelë me burgime të përjetshme; kam qenë dhe zv/drejtor i përgjithshëm i burgjeve dhe e di situatën në burgje. Kam qenë drejtues vendor dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë prej 7 vitesh në Parlamentin e Shqipërisë. Që do të thotë, situatën e krimit dhe politike në Shqipëri e njoh shumë mirë dhe gjithçka është e lidhur me këtë narkoshtet”, tha ndër të tjera Maliqi.

Intervista e plotë: