Një 19 vjeçar është vënë në prangat e policisë këtë të shtunë.

Pas një konflikti me të ëmën, I riu e ka goditur 44 vjeçaren e madje e ka kërcënuar me një mjet prerës.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si edhe ka kanosur me mjet prerës nënën e tij, shtetasen L. P., 44 vjeçe”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”.’-njoftoi policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re