Skip to content

Mallakastër, të kërcënosh nënën tënde me thikë

 

 

Një 19 vjeçar është vënë në prangat e policisë këtë të shtunë. Pas një konflikti me të ëmën, I riu e ka kërcënuar të ëmën përmes një thike në banesë.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si edhe ka kanosur me mjet prerës nënën e tij, shtetasen L. P., 44 vjeçe”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”.’-njoftoi policia.