Autoritetet meksikane hasën në eshtra fëmijësh në një varr masiv të gjetur më parë në shtetin lindor të Meksikës, Veracruz.

Sipas pamjeve të publikuara nga Ministria e Brendshme të premten, veshjet e viktimave tregonin se ato u përkisnin moshave të vogla, ku përfshihen pantollona apo bluza me figura.

Ishte një hetim i afërt që konfirmoi se në varrin e zbuluar javën e kaluar, ku u gjetën 174 kafka njerëzish, ka dhe eshtra fëmijësh.

Gërmimi në vendin e varrit masiv vazhdon dhe katalogu i imazheve do të përditësohet me imazhe të tjera rrobash pasi ato gjenden. Është një nga varrezat masive më të mëdha të zbuluara n ndonjëherë në Meksikë.

Prokurori i shtetit Veracruz, Jorge Winckler tha më parë se trupat janë varrosur të paktën dy vjet më parë. Ai tha se hetuesit gjetën 114 karta identiteti në vendin ku është varri masiv.

Tregtarët e drogës e përdorën Veracruzin si një vend për t’i fshehur viktimat e tyre për shumë vite. Në mars të vitit 2017, 250 kafka u gjetën në një varrezë tjetër masive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re