Një tjetër vdekje u shtua tetorin e kaluar në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, kur Henry Channon, 51 vjeç, djali i ish-ministrit britanik konservator, “vdiq” pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Henry, një anëtar i dinastisë Guinness, i la familjes së tij një pasuri prej më shumë se 30 milion paund, e cila u reduktua në 27,53 milion pas shlyerjes së borxheve sipas dokumenteve të testamentit. Miqtë e Henry-t zbuluan se ai kishte luftuar me një sëmundje disa muaj para vdekjes së tij, sipas një artikulli të Daily Mail.

Vdekja e 51-vjeçarit ishte e fundit që “goditi” familjen, pasi disa dekada më parë kishte humbur motrën. Olivia Chanon vdiq nga një mbidozë heroine në Universitetin e Oksfordit në vitin 1986 në moshën vetëm 22-vjeçare.

Tragjeditë e përsëritura që pësuan familjen Guinness janë regjistruar si një “mallkim” familjar. Konkretisht, studentja e atëhershme 22-vjeçare humbi jetën pasi konsumoi sasi të madhe alkooli dhe droge në një festë në fakultet e që për pasojë u mbyt me të vjellat e saj.

Disa vite më parë, në vitin 1966, trashëgimtarja e Guinness-it, Tara Brown vdiq në një aksident automobilistik kur ajo kaloi rrugën me  semafor të kuq dhe u përplas me një kamion.

Gati një dekadë më vonë, Enrietta Guinness u hodh nga një urë në Umbria, Itali, në vitin 1978. Katër-vjeçari Peter Guinness vdiq në një aksident me makinë në të njëjtin vit.

Në vitin 2004, Robert Haskett vdiq në gjumë pasi konsumoi drogë në një festë, ndërsa në vitin 2020, trashëgimtarja 19-vjeçare Onor Uloth vdiq në pishinë.

Babai i Henry-t, Paul Channon, ishte ministër në kabinetin e qeverive të Edward Heath dhe Margaret Thatcher. Në testamentin e tij, Henry kërkoi që të varrosej pranë prindërve dhe gjyshit të tij – adashit Henry Channon – afër Brentwood, Essex.

Pasuria e Guinness erdhi nga gjyshi i tij, i njohur si Henry “Chips” Chanon, i cili ishte martuar me Lady Honor Guinness, duke trashëguar kështu një pjesë të pasurisë familjare. Fabrika e birrës së njohur “Guinness” u themelua në vitin 1759 nga Arthur Guinness dhe që atëherë fama e saj ka udhëtuar në skajet e botës. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re