Opozita në Shqipëri, ka reaguar ashpër ndaj masave parandaluese të Qeverisë, për përhapjen e koronavirusit.

Gjë që nuk ka ndodhur me asnjë opozitë tjetër në Europë.

Ndaj dhe Kreshnik Spahiu shkruan me ironi, se ndoshta iu duhet dhënë leje për të lëvizur, atyre që kanë tesera të PD dhe LSI.

“Mallkimi shqiptar s’ka fund: Sot kur gjithë bota ka mbyllur kufijtē dhe çdo qeveri europiane ka shpallur shtet-rrethimin, vetëm politikanët shqiptarë kundërshtojnë.

Propozoj: Të lejohen të shëtisin vetëm ata që kanē tesera të LSI dhe PD.

Corona pas disa muajsh do asgjesohet, por këto janë vemje të përjetshme…”, shkruan ai.(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re