Në portin e Durrësit janë goditur tre raste të paligjshmërive, ndërsa është arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim.

Po ashtu është nisur procedim penal për 60-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut, i cili tentoi të fuste në Shqipëri 18,900 euro të padeklaruara .

Është proceduar edhe një  54-vjeçar nga Shkodra të cilit gjatë kontrollit në hyrje i janë gjetur 80 litra vaj dhe dhjetëra shishe me verë pa faturat përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Port Durrës/Si rezultat i kontrolleve të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në inteligjencën policore, goditen 3 raste të paligjshmërive në kufi dhe kapet 1 shtetas që ishte në kërkim.

– Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 18 900 euro.

-Goditet një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen 80 litra vaj dhe dhjetëra shishe me verë.

-Goditet një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente false. Sekuestrohen 1 pasaportë dhe 1 kartë ID.

Procedohen penalisht 3 shtetas, për këto raste.

-Gjithashtu, kapet dhe vihet në pranga një shtetas në kërkim, i akuzuar për vjedhje.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur 3 raste të paligjshmërive në kufi. Për këto raste, DVKM Durrës referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-M. S., 60 vjeç, shtetas nga Maqedonia e Veriut, pasi gjatë kontrollit në hyrje, i janë gjetur 18 900 euro, që nuk i kishte deklaruar në kufi;

-R. K., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën 80 litra vaj dhe dhjetëra shishe me verë, pa faturat përkatëse;

U. N., 29 vjeç, banues në Kosovë, pasi në dalje, ka paraqitur në sportel, pasaportë dhe kartë ID me të dhënat e një shtetasi tjetër kosovar.

Gjithashtu, u kap dhe u ndalua shtetasi S. G., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Vijon..

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re