Anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi vijon me denoncimet e tij, për shkatërrimin e mjedisit.

Ai ka postuar foto dhe video nga “skena e krimit” dhe sjell si shembull vetë fshatin e origjinës të kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Sipas tij, policia njofton banditët te fshihen në pyll kur vijnë t’i monitorojnë, ndërsa nuk heziton të kujtojë se “moratoriumi i pyjeve” është ende në fuqi.

“Fshati i tualetit. Çfarë krijese shkatërron pyjet e fshatit të vet për ca miliona më shumë? Dini gje çfarë u bë me mender moratoriumin e prerjeve në pyje?
Iken tualeti nga fshati dhe mbrapa le shkretetire. Priten pyjet, merret uji, shkaterrohet rruga nga makina me trupa. Priten pyje dushku dhe pishe dhe as nuk ia ndjen kujt se jane kollitur tek tualeti. Ndersa policia njofton banditet te fshihen ne pyll kur vijne ti monitorojne. Ja dhe fasada e cjerre e moratoriumit te prerjeve ne pyje. Jemi me 3 gazetare maleve te Kostenjes. Cfare qenie mund te jete ajo qe shkaterron edhe natyren e fshatit nga ka zbritur?”, shkruan Malltezi në postimin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re