Skip to content

Malta shpëton refugjatët e “Alan Kurdit” dhe i nis për Evropë

773x435 cmsv2 20db64bb 7fac 523c b996 52dfd194695e 4006404

Dhjetëra emigrantë afrikanë kaë shkelur në tokën evropiane pas disa ditësh rrugë në detin e hapur. Ata ishin në bordin e anijes gjermane të shpëtimit kur u lejuan të zbresin në Maltë, thonë autoritetet.

65 emigrantët e anijes së quajtur “Alan Kurdi”, tani po presin rivendosjen në vendet e tjera anëtare  të BE. Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat tha se grupi u prit nga një anije ushtarake në ujërat e vendit, ku ata ndryshuan anije dhe u morën në breg.

“Të gjithë personat e shpëtuar në bord do të zhvendosen menjëherë në vende të tjera anëtare të BE,” shkroi Muscat. Ai shtoi se “asnjë nga emigrantët nuk do të mbetet në Maltë, pasi ky rast nuk ishte nën përgjegjësinë e autoriteteve malteze”.