Skip to content

Maltë-Itali: Rebelim anti-maskë në avion, kthim i detyruar në tokë

Një aeroplan, i cili po fluturonte nga Malta për në Itali të hënën, duhej të kthehej menjëherë pas ngritjes sepse një pasagjere refuzoi të mbante një maskë mbrojtëse kundër koronavirusit.

Aeroplani u kthye në Maltë pas një fluturim për në Catania dhe gruaja u arrestua menjëherë duke u dërguar në gjykatë.

Gjykata tha se gruaja 24-vjeçare italiane, një banore e Bullgarisë, u fut në një debat me ekuipazhin në një fluturim 20-minutësh, duke refuzuar të vinte një maskë.

Ajo nuk pranoi të vishte një maskë pavarësisht paralajmërimit se ajo paraqet rrezik për shëndetin për të gjithë në aeroplan.

Gruaja italiane u arrestuar, pasi  pranoi se nuk donte të ndiqte udhëzimet e ekuipazhit për vënien e maskës.

Ajo u dënua me gjashtë muaj provë.