“Shpëtove jetën e nënës sime, të jam mirënjohëse. Vëmendja që ju kushtuat edhe pas atij akti, ishte njëlloj e mahnitshme”

Kështu shkruan në rrjetin social vajza e një gruaje në moshë, e cila u shpëtua falë ndërhyrjes vendimtare të një të riu me origjinë nga Shqipëria.

Mediat në Maltë, kanë raportuar për ngjarjen, duke treguar se një kamarier i quajtur Endri, ka shpëtuar një 73 vjeçare që po mbytej për shkak të ushqimit.

Siç raporton media lokale, ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në një restorant në Maltë. Gruaja në moshë, e quajtur Patricia Neto, ndodhej në restorant e po hante mish të pjekur. E moshuara është mbytur e ka patur vështirësi në frymëmarrje.

Kamarieri shqiptar i ka shkuar në ndihmë, duke kryer manovrën Heimlich. Fatmirësisht ka mundur t’i shpëtojë mbytjes. Të pranishmit duartrokitën ndërhyrjen vendimtare të Endrit, i cili me të vërtetë i shpëtoi jetën 73 vjeçares.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re