Agron Hoxha është një qytetar nga Tirana problemi i të cilit qëndron në faktin se e ëma ka 35 vite që ka ndërruar jetë por që figuron ende në regjistrat e gjendjes civile.

Qytetari u shpreh për Faxnews se po endet prej vitesh në njësine administrative nr.1, por nuk ka gjetur kurrë asnjë zgjidhje, ndërsa nuk ka asnjë mundësi financiare ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

“Unë kam një problem për punën e mamasë, më ka vdèkur po bënë 35 vjet dhe më figuron e gjallë. Nuk e kanë hequr akoma nga gjendja civile. Vajtëm me një avokat dhe kërkojnë lekë në gjykatë, unë lëkë nuk kam, jam vetëm me 120 mijë lekë pension. Unë dua ta heq pasi nuk mund të marrë dot një dokument pasi duhet të firmosë plaka.  Ajo ka 35 vjet që ka vdekur dhe figuron e gjallë.”- u shpreh Hoxha për Faxnews.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re