Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Xing me Ermalin’, ku është pyetur ndër të tjera edhe për largimin e disa ministrave.
“I largove ministrat që kishin 5 vite në detyrë, po ti vetë që ke 6 vite?”, e pyeti Ermali kryeministrin Edi Rama.
Pasi heshti për një moment, kryeministri mori rolin e moderatorit dhe i bëri Ermalit të njëjtën pyetje.
“Unë shpeshherë i marr vendimet pa e menduar shumë gjatë.
I hoqa njëherë që të qetësohet populli, që të bëj një ndryshim dhe pastaj do shoh e do bëj”, u përgjigj Ermali, përgjigje që nuk u mohua nga kryeministri Rama.
