Përveç figurës së gruas të fortë dhe me autoritet, Gentiana Sula është një bashkëshorte, nënë dhe gjyshe shembullore.

Gentiana u surprizua në studion e “Quo Vadis” nga dy fëmijët e saj përmes një video-mesazhi. Drini dhe Sindi nuk kursyen fjalët e ëmbla për nënën e tyre, e cila u emocionua dhe u përlot nga surpriza.

Lexo edhe :Related Posts

Mesazhi i fëmijëve të Gentianës

Drini: Unë quhem Drini dhe kjo është motra ime Sindi dhe ne sot donim të bënim këtë vide mesazh për të surprizuar mamin tonë nga larg. Ma gjithmonë ka qenë inspirim me mua, sidomos në raportin me punën , jo vetëm me punën dhe të gjithë njerëzit që ka punuar.

Sindi: Mami je model autentik i gruas që mund të bëjë të tëra, mami është inspirim për mua. Është inspirim i gruas që mund të ketë karrierë ambicioze, që nuk i shuhet kurrë kurreshtja akademike në çdo moshë të saj, gruas që sferën familjare e ruan me fanatizëm dhe arrin të ndërtojë një shtëpi të plotë me shumë dashuri për bashkëshortin, fëmijët nipin dhe mbesën, një balanacë shumë interesante e fytyrave të ndryshme që mund të ketë një grua. Je frymëzim për mua, do të jesh inspirim dhe për time bijë kur të rritet./.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re