Një ekip futbolli po përpiqet të gjejë një fans të vogël, veçse 6 vjeçar, i cili kishte dërguar një letër prekëse dhe një “dhuratë” për lojtarin kryesor të ekipit.

Xhoi, 6 vjeç, kishte dërguar një letër tek klubi i tij i preferuar duke shpjeguar se nuk kishte mundësi të ndiqte ndeshjet, por që kishte dëshirë të dhuronte disa para për një futbollist, sulmuesin kryesor të ekipit.

Në një letër të shkruar nga ai, vogëlushi kishte ngjitur 26 cent që t’i dhuroheshin futbollistit.

Në letër shkruhej:

“Mami nuk ka para që të mund të vijmë të shohim ndeshje sepse ajo nuk ka para për të blerë ushqime, i duhet të paguajë drekën për mua në shkollë. Mua më pëlqen Herri Mekërdi. Do vij një ditë. Xhoi, 6 e gjysëm (vjeç)”

Të prekur nga letra e vogëlushit, përfaqësuesit e ekipit të futbollit në ligën e dytë kanë përcjellë një mesazh me shpresën se do të mund ta gjejnë 6 vjeçarin, që të mund ta ndihmojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re