Shtëpia e tyre po merrte flakë. Zjarri kishte filluar të digjte mes orendive shtëpiake, ndërsa tymi po mbulonte banesën. Burrë e grua ishin në gjumë. Asnjë prej tyre nuk kishte nuhatje e shije të fortë për të perceptuar erën mbytëse të tymit, pasi kishin kaluar Covid. Por djali i tyre 2 vjeçar ishte zgjuar dhe nisi të thërrasë nënën.

“Mami, vapë, mami!” thoshte vogëlushi i cili arriti të zgjojë nënën nga gjumi.

Kur prindërit u çuan, panë se flakët kishin përfshirë thuajse të gjithë shtëpinë.

“Patëm sekonda për të reaguar. Dolëm të gjithë në kohë. Ky vogëlush nga shpëtoi jetë të gjithëve, është heroi ynë i vogël.”-tregoi nëna për median amerikane.

Një mrekulli më vete, pasi me siguri zjarri e tymi do të shkaktonte një tragjedi të vërtetë në këtë familje me 5 fëmijë.

Shikoni sesi ka përfunduar shtëpia, në kronikën e përcjellë në median amerikane.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re