Skip to content

Mamurras/ Ballkoni bie në ballkon, policia rrethon zonën (Video)

Një ngjarje sa e çuditshme aq edhe e rrezikshme ka ndodhur në Mamurras.

 

Ballkoni i katit të pestë të një pallati është shkëputur dhe ka rënë sipër ballkonit të katit të katër, duke rrezikuar kështu banorët dhe kalimtarët e rastësishëm.

 

Banorët të shokuar kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në ambjentet e jashtme.

 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë.

 

Priten ekspertët te vendosin nëse pallati është ose jo i banueshëm. Shkak i rënies së ballkoneve është amortizimi i godinës.