Skip to content

Shoferi i përgjumur, aksident i rëndë me katër të plagosur

aksident trafiku n euml rrug euml n klin euml pej euml humb jet euml n nj euml person hd 780x439

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Mamurras-Milot pranë kryqëzimit të Patokut.

Një autoveturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një masiv betoni për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona që ndodheshin në mjet dhe janë dërguar në spitalin e Traumës.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte i përgjumur, ndërsa policia ende nuk ka dhënë identitetin e personave të plagosur.