Skip to content

“Mamurrasi, gati për ndryshim!”- Gjekmarkaj takim me qytetarët: PD sjell shpresë dhe zhvillim! Nuk do ketë më braktisje dhe korrupsion

493910143 990893546555129 965396517148892555 n

Demokrati Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar sot një takim me banorët e zonës së Mamurrasit, ku dhe ka prezantuar programin e Partisë Demokratike.

Teksa ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga takimi me banorët, ai thekson se Mamurrasi është gati për ndryshimin, dhe se PD do sjellë shpresë dhe zhvillim.

“Pas 12 vitesh keqqeverisje, lënie pas dore, Mamurrasi meriton më shumë dhe ne do t’i japim të gjithë vëmendjen e merituar”, shkruan ai, ndërsa shton se nuk do ketë më varfëri dhe papunësi, braktisje e korrupsion.

Reagimi i Gjekmarkajt

Mamurrasi, gati për ndryshim

Në zemrën e qëndresës, prezantuam programin e PD, programin që ndihmon çdo shqiptar.

Pas 12 vitesh keqqeverisje, lënie pas dore, Mamurrasi meriton më shumë dhe ne do t’i japim të gjithë vëmendjen e merituar.

– Jo më varfëri dhe papunësi!

– Jo më braktisje dhe korrupsion!

PD sjell shpresë dhe zhvillim:

✅ Rroga minimale 500€

✅ Pensione mbi 200€

✅ 160 milion € për bujqësinë

✅ Paga të larta për mësuesit, mjekët dhe pedagogët

✅ Shqipëri pa krim, pa korrupsion, me drejtësi të vërtetë!

11 Maji është dita e fitores!

Shqipëria Madhështore po vjen ✌️

#PD #Mamurrasi #Ndryshimi #11Maji #ShqipëriaMadhështore

“”