Kosova si një shtet i pavaruar ka luftuar shumë e ka derdhur gjak për ta fituar pavarësinë e saj. Pjesë e Kosovës është edhe Manastiri i Deçanit. Unesco e ka mbrojtur këtë Manastir i cili tashme ruhet nga forcat e Kforit.

Përpara Manastirit kalon një rruge e cila lidh Kosoven me Shqiperinë dhe Malin e Zi. Nëse kjo rruge do të përfundohet ajo do të përmiresojë jetën e popullsisë së tre shteteve. Por këtu ka një pengesë dhe ky është Manastiri i cili nuk lejon që kjo rruge të bëhet.

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Identiteti”, i cili ka startuar mbrëmjen e sotme në Fax News nën moderimin e Aida Shtinos, duke folur për Manastirin e Deçanit, theksoi se është penguar edhe për të ndërtuar një rrugë e cila kalon para Manastirit.

“Tashmë Kosova është shtet i pavarur dhe si të tillë kemi krijuar mekanizma dhe instiucione që këtë shtet ta mbrojmë më standarde të caktuara. Kemi marrë përsipër që të ndërtojmë një rrugë ku nuk na lejojnë. 70% e ekonomisë së Deçanit varet edhe nga gryka e Deçanit, e cila tashmë ka tendecë edhe për turizëm.

Ne kemi hasur në një pengesë për shkak të një ligji, ku dy nene janë eksplicit për Manastirin e Deçanit, pasi nuk mund të kalojë rruga aty. Kemi kërkuar mirëkuptimin, ne shqiptarët kemi bërë përpjekje për liri, por për të jetuar në paqe. Por këto kanë adrenalinën për të na shpërngulur. Ndjejnë kënaqësi kur na i marrin tokat. Ne do të gjejmë një zgjidhje pasi ky është proces. Kur flasim për rrugë nuk flasim për diçka negative, por për një objektiv dhe në këtë mënyrë zhvillohet edhe turizmi.”- tha Ramosaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re