Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në lidhje me hapjen graduale që qeveria ka nisur në vend tha se epidemia ende akoma nuk ka kaluar dhe se në këto momente kërkohet të jemi më shumë të vëmendshëm.

“Hapja ishte e domosdoshme. Fatmirësisht kurba është e ulët dhe e sheshtë. Ka që nga java tjetër, fundjava dhe ky fillim jave që numri i rasteve të reja është i ulët. Por me hapjen kërkohet më shumë vëmendje, sidomos nga stafi mjekësor. Me hapjen kërkohet më shumë vigjilencë. Qytetarët duhet të respektojnë masat e distancimit fizik e social”- tha Manastirliu në emisionin “Open”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re