13 korrik 3 mjekë të rinj specialistë i janë bashkuar stafit të Spitalit Rajonal të Beratit.

Lajmin e dha sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ndau sot fotot e 3 mjekëve të rinj.

“Dr. Olsenja Gjika, dr. Ervin Kananaj dhe dr. Majk Majkaj janë mjekët e rinj, të cilët sapo i janë bashkuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat, në tre shërbime të rëndësishme, pediatri, kirurgji dhe onkologji, për të garantuar shërbime cilësore, të specializuara për qytetarët, afër vendbanimit”, shkroi ministrja Manastirliu, në një postim në rrjetet sociale.

Mbi 60 mjekë të rinj specialistë i janë bashkuar spitaleve rajonale dhe bashkiake.

Mjekët e rinj do të përforcojnë ekipet mjekësore për të garantuar shërbim të specializuar për qytetarët, kudo ku ata jetojnë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re