Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se tre pacientë që trajtoheshin tek spitali Infektiv janë transportuar tek spitali “Shefqet Ndroqi”, që ndryshe njihet si COVID 2. Në “Facebook”, Manastirliu tha edhe se aty janë vendosur pesë respiratorë të rinj.

 

“5️⃣ respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me #COVID19❗️ #Vijojmë forcimin e kapaciteteve⏩ qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga #COVID19.”

Prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” ishte e shtruar vetëm një paciente. Ajo iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme.

Posted Under:

Tagged:

]]>

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re