Skip to content

Manastirliu: 368 mijë qytetarë do të vaksinohen falas kundër gripit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi këtë të hënë se janë 368 mijë qytetarë që do të pëfitojnë vaksinën falas kundër gripit.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja tha se sot ishte dita e vaksinimit të edukatoreve të çerdhes 24 në Tiranë.

 

“🧬💉🧪 Edhe edukatoret e #Çerdhen24 në Tiranë u vaksinuan kundër gripit ✅  Vijon programi i vaksinimit #falas kundër gripit në të gjitha shkollat, kopshtet, çerdhet për ruajen e shëndetit të mësuesve dhe edukatoreve tona.  368 mijë qytetarë do të vaksininohen #falas kundër gripit në mbarë vendin ✅  👉🏼 Kontakto mjekun e familjes për të bërë vaksinën kundër gripit #falas.”