Pas gjashtë muajsh ndërprerje për shkak të koronavirusit, një ditë më parë në vendin tonë ka nisur viti i ri shkollor 2020-2021.

Ky është një vit ndryshe nga vitet e mëparshme për shkak të pandemisë e cila ka përfshirë gjithë botën.

Institucionet përkatëse herë pas here kanë bërë thirrje prindërve dhe autoriteteve në institucionet shkollore që të jenë të kujdesshëm ndaj respektimit të masave anti-Covid.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të martë përmes një postimi në rrjetet sociale, bën thirrje prindërve që të ndërgjegjësojnë fëmijët që të mbajnë maskën dhe të kujdesen për respektimin e masave mbrojtëse ndaj Covid.

POSTIMI:

Në Shkollë të sigurt

Të dashur prindër! Vendosja e maskës është shumë e rëndësishme për të kufizuar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID19!

Ti mësojmë fëmijët tanë të përshtaten me rregullat e reja:

Kujdesi për higjienën

Ruajtja e distancës

Mos harroni maskën!

Për çdo shqetësim, koordinatori i shëndetit në çdo shkollë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re