Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu publikoi disa pamje nga spitali COVID 4. Ajo deklaroi në “Facebook” se gjithçka është gati në këtë spital dhe se nuk mungon asgjë për trajtimin e pacientëve të infektuar.

 

Ministrja u bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë mjekët në përballimin e pandemisë, duke zbatuar masat.

 

“🔴 Këto pamje që shihni i përkasin spitalit COVID4, plotësisht i pajisur me aparatura dhe infrastrukturën e nevojshme. Sipas planit të përgatitur për burimet njerëzore, me prof. Krenar Lilën, prof. Arben Gjatën dhe stafin drejtues të QSUT, do të vihet në funksion spitali i ri, pjesë e përgjigjes tonë për përballimin e kësaj lufte të ashpër kundër virusit të rrezikshëm #covid19. T’u japim një dorë mjekëve e infermierëve tanë në vijën e parë të betejës,  duke mos neglizhuar rregullat në përditshmëri, #MASKA😷 #DISTANCA↔️ #HIGJIENA🧼 për të mos lejuar virusin e rrezikshëm, të na dëmtojë njerëzit e dashur 🙏”

 

Një ditë më parë, Ogerta Manastirliu tha se spitali COVID 4 është gati për t’u hapur, sapo të ezaurohen kapacitetet në tre spitalet e tjera COVID.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re