23 shtator Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka vijuar turin e dëgjesave publike me një bashkëbisedim të hapur me mësuesit e shkollës 9- vjeçare “Xhemal Çekini” në Uznovë, Berat.

Ministrja Manastirliu theksoi se ndër prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është promovimi i arsimit profesional, me hartimin e një programi të dedikuar në mbështetje të fëmijëve që zgjedhin arsimin profesional.

“Jemi duke hartuar një program të madh ndërgjegjësimi përsa i përket zbulimi të talentit dhe prirjeve të fëmijët kur ato kanë prirje për zanat për profesion apo talente të cilat duhen identifikuar që në moshë të hershme”, – theksoi Manastirliu.

Manastirliu ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes të gjithë komponentëve dhe strukturave, me qëllim përmirësimin më tej të kurrikulave e programeve.

“Jam e bindur që vetëm duke qëndruar si një, jo të shkëputur, ministri, shkollë, drejtori e arsimit parauniversitar, zyrë vendore arsimore, mësues, prindër, komunitet, nxënës, do të mundemi të bëjmë më të mirën për shkollën,  përsa i përket pasurimit të kurrikulave jashtëshkollore, por edhe të rishikimit në momentin e duhur të kurrikulave aktuale, në raport me përfshirjen e teknologjisë, TIK”,- tha Manastirliu.

Nga zgjerimi i bazës didaktike, tek angazhimi i mësuesve përtej orarit mësimor dhe metodat moderne të mësimdhënies, ishin pikat ku u përqendruan sugjerimet dhe kërkesat e mësuesve të shkollës “Xhemal Çekini” në Uznovë. Në shkollën 9 vjeçare “Xhemal Çekini” në Uznovë mësojnë mbi 300 nxënës dhe japin mësim 27 mësues.

Ministrja Manastirliu do të vijojë bashkëbisedimet e hapura me prindër, mësues dhe nxënës në të gjitha shkollat, për të marrë sugjerime dhe për të ndarë problematika, me qëllim përmirësimin më tej të sistemit arsimor në vend.

#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/23ogerta5.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/23ogerta-1.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/23ogerta1.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/23ogerta2.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/23ogerta3.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/23ogerta4.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 6

/k.s/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re