Manastirliu ftesë studentëve për t’u vaksinuar: Detyrim moral e përgjegjësi qytetare për mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit

245214686_404969777666531_859259339383430688_n.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministrja Manastirliu me anë të një postimi në facebook ka ftuar të gjithë studentët që ende nuk janë vaksinuar për të shfrytëzuar këtë javë të vaksinimit pranë fakulteteve për të mbrojtur veten por edhe si një detyrim moral e përgjegjësi qytetare për mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit

Ekipet e vaksinatorëve do të jenë në të gjitha universitetet e vendit për të pritur studentët që të vaksinohen në mënyrë që viti i ri akademik të fillojë me sa më shumë studentë që kanë kryer vaksinën anticovid.

 

Ditën e sotme ekipet e vaksinatorëve janë të vendosur në Fakultetin e Stomatologjisë, Universitetin e Sporteve dhe atë të Arteve në Tiranë, në Godinën e Rektoratit dhe tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Shkodër, tek Godina e Rektoratit dhe tek Fakulteti i Shkencave Humane në Vlorë, në hollin e Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, pika pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Fakulteti i Mjekësisë dhe Infermierisë në Korçë, Korpusi kryesor i Universitetit dhe Fakulteti Shkencave Teknike Mjekësore në Elbasan.

Vaksinimi i studentëve pranë fakulteteve do të vijojë gjatë gjithë javës në të gjitha qytetet universitare në vend sipas një kalendari tashmë të përcaktuar.

 

Postimi i ministres Manastirliu:

Një ftesë për çdo student që ende nuk është vaksinuar, të shfrytëzojë këtë javë të vaksinimit të studentëve pranë fakulteteve, për të mbrojtur veten por edhe si një detyrim moral e përgjegjësi qytetare për mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit JetaJoteVLEN #VAKSINOHU

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë