Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se arritën më herët seç e kishin planifikuar objektivin për të vaksinuar 500 mijë qytetarët.

Nga qendra e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”, ministrja tha se gjatë kësaj jave presin 11700 doza vaksine nga Pfizer dhe një pjesë nga BE.

“Shqipëria është një ndër vendet që ka ritëm të lartë të vaksinimeve kjo për arsye të ecjes me shpejtësi të lidhjes së kontratave edhe lëvrimit të dozave. Janë mbi 736 mije doza vaksine të mbërritura në vend.

Presin 11700 doza vaksine gjatë kësaj jave nga kontrata që kemi me Pfizer dhe një pjesë nga BE. Përgjatë majit ne presim rreth 99 mijë vaksina të tjera nga Covax, Pfizer dhe instrumentin e krijuar nga BE. PO vijojmë me kalendarin e vaksinimit të kombinuar,” u shpreh ajo.

Manastirliu gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë respektimin e masave, pavarësisht se shifrat kanë ardhur në rënie.

Qytetarët që mos neglizhojnë respektimin e masave. Edhe pse numrat kanë tendencë në ulje të vijojmë të kemi të gjithë kontrollin mbi pandeminë,” deklaroi ministrja

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re