Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e quajti një akt agresioni ndaj bluzave të bardha sulmin ndaj qendrës shëndetësore në Tiranë. Manastirliu u shpreh se mjekët e infermierët meritojnë mbështetje dhe jo gjuhë urrejtjeje në këto ditë të vështira.

 

“Gurët e hedhur sot mbi qendrën shëndetësore në Lagjen Skënderbej në Elbasan, të cilën vetëm pak muaj më parë e rindërtuam me standardet më të mira pas braktisjes prej 4 dekadash, janë një akt agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, të frymëzuar prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha. Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm, dhe mbështes me forcë punën e çdo mjeku e infermieri që shërben me përkushtim në këto kohë të vështira, në çdo cep të Shqipërisë. Bluzat e bardha meritojnë mirënjohjen tonë dhe jo dhunën verbale të kujt ka humbur busullën.”

 

Kjo ngjarje shkaktoi reagime politike, teksa PS akuzoi opozitën se ka gisht tek sulmi, ndërsa PD e mohoi diçka të tillë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re