Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasirliu ka bërë me dije detaje të reja nga tërmeti. Sipas saj deri tani në të gjithë qarqet e prekura nga tërmeti janë 600 persona që kanë marrë ndihmë mjekësore. Më tej ministrja shprehet se ekipet mjekësore janë në gatishmëri të plotë.

“Në spitalin e Durrësit për të parë nga afër situatën e të lënduarve nga tërmeti që tronditi vendin. 176 qytetarë kanë marrë shërbim mjekësor në spitalin e Durrësit, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar. Janë më shumë se 600 qytetarë kanë marrë trajtim në spitalet e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Kurbinit dhe Krujës. Ekipet mjekësore janë në gatishmëri të plotë!”, shkruan Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re