Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë një lajm të mirë.

 

Manastirliu bën me dije se në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” kanë shpëtuar dy binjakë, të cilët vareshin në një fije të hollë shprese. Pas kujdesit të terapisë intensive, binjakët Mael dhe Brel i’a dolën mbanë dhe fituan betejën për jetën.

 

“Lajm i bukur!

Kur jeta e binjakëve Mael dhe Brel varej në një fije të hollë shprese, kujdesi i ekipit të terapisë intensive në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” bëri të pamundurën dhe i’a dolën t’u shpëtojnë jetën.

Bashkë me gëzimin e pamatë për fitoren e betejës për jetën, binjakët Mael dhe Brel do të çojnë në shtëpi edhe bonusin 160 mijë lekë të reja.

128,392 të porsalindur kanë përfituar nga programi universal i bonusit të bebes. Fëmijët të parët”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.