Ditën e sotme u identifikuan 24 raste me COVID-19, por pavarësisht kësaj, ka edhe lajme të mira. Përgjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 26 persona, gjysma e të cilëve janë nga të prekurit në Shkodër.

Ky lajm është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“ 26 të shëruar në 24 orët e fundit, 12 prej të cilëve janë raste të konfirmuara në qarkun e Shkodrës.

Lajm inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh e kaluar numrin e të infektuarve aktiv.

Ende nuk ka përfunduar kjo përballje, ndaj jemi herët për bilance, por NUK DUHET HARRUAR SE MASAT E DISTANCIMIT FIZIK DHE HIGJENA JANË DY ARMË QË NUK DUHEN NEGLIZHUAR!”, shkruan Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re