Skip to content

Manastirliu jep lajmin e mirë: 90% e stafeve mjekësore është shëruar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi në rrjetet sociale se 90% e stafeve mjekësore që ishin infektuar nga koronavirusi tani janë shëruar.

Sipas saj, listës së të rikuperuarve i janë shtuar edhe një mjek dhe dy infermierë të tjerë.

“Më gëzon pa masë lajmi se gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga COVID19 është plotësosht i shëruar nga ky armik i rrezikshëm. 1️⃣ mjeke dhe 2️⃣ infermiere janë shëruar nga #COVID19, mes 9 të shëruarve të 24 orëve të fundit 🙏🏼”

Në total në vendin tonë numrëohen 431 të shëruar, ndërsa të infektuar 750.