Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tregoi këtë të shtunë se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 3 personel mjekësor.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Manastirliu tha se numri total i mjekëve dhe infermierëve të shëruar ka shkuar në 39.
“#LajmIMirë🙏🏼
1️⃣mjek dhe 2️⃣ infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit 🙏🏼 Shkon në 3️⃣9️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 ✅ Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani janë 3️⃣0️⃣2️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19🤛”
Këtë të shtunë u regjistruan vetëm nëntë raste të reja, duke e çuar numrin total në 548.