Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar se ka nisur procesi i vaksinimit për studentët dhe pedagogët.

Në prag të nisjes së universitetit, Manastirliu thotë se ky proces po bëhet për të patur një garanci më shumë për vitin e ri akademik.

Vlen të kujtojmë që kryeministri Rama ka thënë se pedagogët së bashku me stafin mësimor dhe nxënësit duhet të vaksinohen në të kundërt nuk mund të hyjnë në auditore.

Reagimi nga Manastirliu:
Dyert e universiteteve janë hapur më herët, për të vaksinuar pedagogë e studentë, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.
Me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin anticovid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re