Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,  bëri me dije se këtë vit do të bëhet e mundur shërbimi i paketës në banesë për qytetarët e pamundur.

 

“Ne do t’ja dalim që brenda këtij viti të përfshijmë në sistemin e kujdesit parësorë paketën e kujdesit në banesë, një nevojë imediate për të gjithë ato qytetarë që janë në nevojë e nuk munden dot të aksesojnë në qendrat shëndetësore”, theksoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se mbi 1 milion qytetarë kanë marrë shërbime në qendrat e reja të rindërtuara në kujdesin parësor, teksa theksoi se investimet për përmirësim në infrastrukturë do të vijojnë.

 

Qendrimet, Manastirliu i mbajti tek paneli i Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, ne Kongresin e Partise Socialiste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re